Report TV - Ngrica në Krujë, furgoni del nga rruga dhe përfundon në greminë, shpëton shoferi

  • 5 years ago
KRUJË-Një furgon mallrash që po lëvizte në drejtim të fshatit Çudhi ka dalë nga rruga dhe si pasojë e ngricës ka rrëshqitur rreth 500 metra duke përfunduar në vendin e quajtur Kroi i Madh.

Report Tv sjell pamjet e furgonit që doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, pasi shoferi Dritan Mesi ka shpëtuar pa pasoja.

Në ditët e para të janarit të këtij viti janë shënuar disa aksidente me vdekje dhe plagosje në Shqipëri.

Recommended