'Benzi' del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen rëndë shoferi dhe dy pasagjerët në Kolonjë
  • 4 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier Lushnje. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur tre persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë në gjendje kritike. ata janë shoqëruar për në spitalin e Lushnjes me urgjencë.

Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Recommended