Ora News - VIDEO/ Aksident me 4 të plagosur në Kolonjë, makina përfundon poshtë urës
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Një aksident automobilistik me katër të plagosur ndodhi mbrëmjen e sotme rrugën e Barmashit, në Kolonjë.

Një automjet ka rënë nga ura duke i lënë të plagosur 4 personat që ndodheshin brenda tij.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, 3 nga 4 të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit rajonal të Korçës pasi janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Burime nga ky spital shprehen për Ora News se, të plagosurit kanë dëmtime në kokë kryesisht, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Barmash, shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip ?Subaru?, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht shtetasit G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/aksident-ne-pogradec-raportohet-per-te-plagosur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended