Report TV - Aksident në Fier, makina përfundon në kanal! 3 të plagosur
  • 4 years ago
Fier- 3 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Krapait në Fier. Dy makina, një tip Benz dhe një makinë tip Volswagen, qw punonte si taksi, janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qenë e fortë, aq sa makina tip Benz ka përfunduar në kanal. 3 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit.

Shkak i aksidenti është bërë makina tip Benz, ku drejtuesi i saj, për shkak të lagështisë në rrugë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me Volswagen-in, që vinte në drejtim të kundërt.Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve dhe identiteti i tyre, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Recommended