Ora News - Aksident tragjik në autostradën Milot-Fushë Krujë, dy të vdekur, dy plagosen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:58, ku një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Por si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit shtetasi Erald Uzuni 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi Klodian Vladi 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi M.U. ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-tragjik-ne-autostraden-milot-fushe-kruje-dy-te-vdekur-dy-plagosen

Recommended