Ora News - Në çadër me fëmijë në temperatura minus, familja në Fushë Krujë kërkon dorën e shtetit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

10 anëtarët e familjes Islam Cakoni jetojnë në këtë në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Aty prej 35 ditësh përballet me temperaturat nën zero.

Me zjarrin e ndezur nga njëra anë dhe me çadrën që lëviz prej erës nga ana tjetër, kryefamiljari shprehet se askush nuk është interesuar për ta, ndërsa kërkon nga shteti një shtëpi të sigurt.

Ismail Cakoni: Kërkoj që shteti sa më shpejt të na ndihmojë me shtëpinë për rindërtimin. Këtu kemi tokën, lopët, të gjitha. Nuk kam ku të iki.

Në lidhje me bonusin e qirasë, Cakoni shprehet se nuk ka informacion për të, ndërsa shprehet se nuk mund të lëvizë prej banesës së tij, pavarësisht se është e dëmtuar. Kjo për shkak të kujdesit për bagëtinë.

Ismail Cakoni: Nuk di asgjë për bonusin e qirasë, por nuk mund të largohem nga këtu. Jam i detyruar të rri këtu.

Ismail Cakoni shprehet se asnjë përfaqësues i shteti nuk i ka vizituar ata, ndërsa çdo ditë shqetësohen për fëmijët e vegjël në këto temperatura të ulëta.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-cader-me-femije-te-vegjel-ne-temperatura-minus-familja-ne-fushe-kruje-kerkon-doren-e-shtetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended