Nuk jetohet në çadër me 2 fëmijë të vegjël!' Familja nga Bubqi: Na jepni bonusin e qirasë

  • 4 years ago
Familja Prrini në fshatin Mazhë e Madhe në Bubq është një prej të prekurave nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata bëjnë thirrje që t'u jepet bonusi i qerasë ose të strehohen diku, pasi jetesa në çadër është e vështirë. Familja me 8 anëtar shprehet para kamerave se sa herë bie shiu, uji futet brenda dhe era e ftohtë hyn në të katërta anët në çadrën e ngritur në oborrin e shtëpisë së tyre.