Laç, Rama në drekën e Krishtlindjeve te familja në çadër! Prezanton projektin e 500 shtëpive
  • 4 years ago
Dreka e Krishtlindjeve ka gjetur në çadër familjen me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit ndërsa kushtet nuk e kanë penguar të vënë dekoret dhe pemën e festave të fundvitit. Të vendosur në çadër që prej tërmetit të 26 Nëntorit, ata janë vizituar ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili i ka dhënë edhe lajmin e mirë se shtëpia e tij është mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk. Rama i prezantoi edhe projektin e 500 shtëpive të cilat siç ai tha, do e bëjnë Laçin një qytet model.
Recommended