Ora News - Zjarret e shtatorit nuk ndalen, flakët depërtojnë brenda burgut të Fushë Krujës

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Shtatori mbetet problematik për rastet e shtuara të zjarreve. Dy vatra u shënuan në Fushë Krujë, ku flakët përfshinë edhe pjesën e rrethimit të burgut të Fushë Krujës. Ndërsa vënia nën kontroll e zjarrit në Karbunarë të Lushnjes ka nxjerrë në pah pasojat e mëdha në ullishte.

Një zjarr i nisur në zonën përrreth burgut të Fushë Krujës depërtoi brenda rrethimit të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipërfaqja e djegur është e madhe, por brenda burgut u vu nën kontroll në një kohë të shpejtë pa u shndërruar në problem.

Sipërfaqja e djegur përllogaritet në 1 hektarë, ndërsa përhapja e flakëve u favorizua nga bimësia e ulët dhe shkurret .

Ndërkohë zjarri i nisur që të premten në kodrat e Karburanës në Lushnje u vu nën kontroll vetëm mëngjesin e së shtunës.

Sipërfaqja e djegur shkon në disa dhjetra hektarë, ku rreth 80 % ishte e kultivuar me ullinj disa vjeçarë.

Fermerët thonë se dëmet të mëdha.

Zjarret mbeten shqetësim edhe përgjatë vjeshtës, ku në shumicën e rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale nga fermerët që pastrojnë tokat bujqësore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zjarret-e-shtatorit-nuk-ndalen-flaket-depertojne-brenda-burgut-te-fushe-krujes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended