N/stacioni i Fushë Krujës në flakë, zjarr i fuqishëm në pyllin me pisha në Darezezë të Fierit
  • 5 years ago
FIER-Një vatër zjarri e fuqishme vijon prej mesditës së sotme në fshatin Darzezë. Një sipërfaqe e konsiderueshme po digjet në pyllin me pishaZjarri ka përmasa shumë të mëdha, ndërsa ndihmohet edhe nga era duke rrezikuar lokalet dhe shtëpitë e fshatit. Zjarrfikësja po punon për të shuar flakët. Në muajin mars janë regjistruar shumë vatra zjarri thuajse në cdo qark, ndërsa drejtori i Emergjencave Civile u shpreh se janë të qëllimshme.

Ndërkohë që një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Zall të Fushë Krujës në n/stacionin elektrik, që furnizon 80 mijë banorë me energji. Shkaktar i zjarrit ka qenë rrjedhja e fiderit nr. 14 dhe për pasoje ka shpërthyer në flakë. Të gjithë forcat zjarrfikëse të Krujës janë në aksion duke bllokuar depërtimin e zjarri në brendësi të n/ stacionit. Ky n/stacion është i ndërtuar që në 1966 dhe është i amortizuar.
Recommended