"BOOM": Nuk i japin lejen shpërblyese, i dënuari në burgun e Fushë Krujës prej 23 ditësh në grevë
  • 5 years ago
#tvora #BOOM

Verdi Morava, një nga 9 myslimanët e dënuar për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve shqiptarë në Siri ndodhet prej 23 ditësh në grevë urie në burgun e Sigurisë së Lartë në Fushë Krujë.

Shkak është bërë mosdhënia e lejese shpërblyese prej 20 ditësh në vit për të takuar familjarët e tij.

Denoncimin e solli mbrëmjen e sotme emisioni investigativ "BOOM" në Tv Ora. Morava kishte telefonuar në tetor të vitit 2018 redaksinë e emisionit.

Ai është dënuar 10 vite burg, dhe sipas ligjeve në fuqi pas të kryejë gjysmën e dënimit ka mundësinë të përfitojë lejen shpërblyese 20 ditë në vit për të takuar familjarët.
Pretendimet e Verdi Moravës janë se leja nuk i jepet pa asnjë shkak ligjor.

Verdi Morava: Ju telefonoj nga burgu i Fushë Krujës, jam dënuar me 10 vjet burg. Kam kaluar 6 vjet dënim. Ju mora sepse ka një vit që më takon të dal nga institucioni me leje shpërblyese. Janë 20 ditë në vit dhe kjo jepet çdo tre muaj. Që në nëntor të vitit të kaluar, pra 11 muaj që i kam kërkuar Ministrisë, personalisht Ministres së Drejtësisë, e cila pas disa muajve autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm që u shkarkua pastaj, Arben Çukon.

Unë plotësoj të gjitha kriteret që duhen për të marrë këtë leje. Në dyshimet e mia të arsyeshme në bazë të asaj që flitet mund të mendoj që është çështje korrupsioni. Për çdo gjë në Shqipëri duhet të paguash, këtu duhet të paguash për të marrë të drejtën tënde. Mesa di unë paguhet 100-150 euro në ditë. Ajo që kërkoj është një interesim nga ana juaj për të kontaktuar Drejtorin e Përgjithshëm për rastin tim, pse nuk më japin këtë leje shpërblyese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-nuk-i-japin-lejen-shperblyese-i-denuari-ne-burgun-e-fushe-krujes-prej-23-ditesh-ne-greve

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended