Report Tv-'Xhisiela', Policia nuk jep pamjet e kamerave të Fushë Krujës
  • 6 years ago
Në 9 tetor, kur Report TV po e pyeste kryeministrin mbi çështjen e nxehtë ?Xhisiela?, kreu i qeverisë preferoi ta hidhte topin në portën e medias.

Mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari, i jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve Njëra palë thotë kështu, pala tjetër thotë ashtu. Po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë për të luajtur ping-pong.

Edi Rama, kryeministër
Pas kësaj, Report TV, referuar ligjit për të drejtën e informimit si dhe deklaratave publike të kryeministrit, ju drejtua me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit, duke i kërkuar të na vendoste në dispozicion kamerat e sigurisë në Komisariatin e Fushë-Krujës për datën 21 korrik 2018, ditë kur ish oficeri i policisë Emiljano Nuhu pretendon se është kërcënuar në zyrën e tij me armë në kokë nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja dhe se i pranishëm ka qenë dhe Taulant Balla dhe Artur Bushi.
Recommended