Report Tv-Zjarr në një pallat në Burrel, alarmohen banorët, dyshohet i qëllimshëm

  • 6 years ago
BURREL- Kati i parë i një pallati në qytet në të cilin nuk banonte njeri, u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit por edhe të repartit të ushtrisë, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpiake të papërdorshme.

Recommended