Report TV - Tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë, MM bën bilancin: Dëmtohen 67 banesa në Qarkun e Dibrës
  • 6 years ago
BULQIZË - Rikthehen tërmetet në vendin tonë. Lëkundje të forta sizmike u ndjenë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Sipas IGJEUM dhe Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:38 të kësaj pasditje. 

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në Veri të Bulqizës në një thellësi prej 25 km. Lëkundjet janë ndjerë më të forta në qytetet si Peshkopi, Burrel, Laç, Pukë, Elbasan si dhe Librazhd. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në Dibër janë dëmtuar disa banesa. Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Report Tv, muret e shtëpive kanë pësuar plasaritje si dhe kanë rrëzuar orenditë shtëpiake. Në bilancin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes flitet për 67 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër. Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktur edhe panik te qytetarët. Lëkundjet sizmike janë shoqëruar edhe nga postgoditje, por me intensitet më të dobët. Tërmeti i dytë është regjistruar pas rreth një ore nga i pari, këtë herë me epiqendër në Fushë Lurë, rreth 18 km në Veri-Perëndim të Peshkopisë dhe me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter.
Recommended