RTV Ora - Pyjet e Dibrës dhe Bulqizës në flakë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • 5 years ago
#rtvora
Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë masivet pyjore në Bulqizë e Dibër.

Prej tre ditësh një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor me pishë në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët po ju afrohen banesave. Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 hektarë.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur.

Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Deri tani besohet se janë djegur rreth 5 hektarë.

Edhe në këtë fshat vatra e zjarrit po ju afrohet banesave.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pyjet-e-dibres-dhe-bulqizes-ne-flake-kerkohet-nderhyrje-nga-ajri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended