SOS nga Manatia: Masivi me pisha në flakë, zjarri u afrohet banesave, kërkohet ndërhyrje nga ajri

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Manati në Lezhë prej mesditës së sotme ka marrë përmasa të frikshme me kalimin e orëve.

Favorizuar nga era, flakët janë perhapur me shpejtësi, duke ju afruar zonës së banuar e vënë në rrezik banesat.

Në terren ndodhen zjarrfikësit e Lezhës, Kurbinit e Vaut të Dejës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e banesave.

Situata konsiderohet kaotike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

?Situata është shumë kritike, 5-6 shtëpi të rrethuara nga flakët. Zjarrfikëset e kanë të vështirë për të shuar zjarrin. Kam njoftuar kryeministrin dhe të gjithë, ka neglizhencë. Duhet të ndërhyjnë nga ajri, shpresoj të mos ketë dëme në njerëz? tha me shqetësim ish-deputeti Eduart Ndocaj, që është edhe banor i fshatit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sos-nga-manatia-masivi-me-pisha-ne-flake-zjarri-u-afrohet-banesave-kerkohet-nderhyrje-nga-ajri/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended