Ora News - Lezhë, zjarret djegin sipërfaqe të mëdha pyjore, kërkohet ndërhyrje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dy vatrat e zjarrit në Malin e Kakarriqit dhe të Rrënxit në Lezhë kanë ardhur nga Bashkitë kufitare Vau Dejës dhe Shkodër.

Ndërsa dëmet e shkaktuara në pyje janë të konsiderueshme deri më tani.

Ky fakt bëhet i ditur nga Shefi i Agjencisë së Pyjeve në Bashkinë Lezhë Artan Palushi i cili thotë se situata ka qenë mjaft e vështire si pasojë dhe e erës së fortë.

Artan Palushi: Ka qenë një situatë tepër e vështirë pasi sezoni i thatë dhe era e fortë i kanë dhënë furi përhapjes së zjarreve. Është djegur në sipërfaqe e konsiderueshme në malin e Kakarriqit dhe duhet hartuar plane konkrete dhe logjistikë.

Palushi shton se ndërhyrja në raste të tilla është mjaft e vështirë dhe për këtë duhen hartuar plane konkrete edhe për t?i parandaluar zjarret të cilat në shumicën e rasteve janë të qëllimshme.

Artan Palushi: Për mua është zjarrvënie e qëllimshme.

Zjarret në malin e Kakarriqit dhe të Rrenxit kanë qenë aktiv për disa ditë dhe shuarja e plotë e tyre u bë nga reshjet e shiut.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lezhe-zjarret-djegin-siperfaqe-te-medha-pyjore-kerkohet-nderhyrje-shuarja-e-tyre-e-plote-u-be-nga-shiu/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended