Top News - Zjarret pyjore në Australi prekën gati 3 miliardë kafshë!

  • 4 years ago
Gati 3 miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet 2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit.


The Guardian ka mësuar se prej zjarreve që u përhapën në pjesë të ndryshme të kontinentit, janë prekur rreth 143 milionë gjitarë, 180 milionë zogj, 51 milionë bretkosa dhe 2.5 miliardë zvarranikë. Jo të gjitha kafshët mund të jenë vrarë nga flakët ose nxehtësia, por shkencëtarët thonë se perspektiva e mbijetesës për ata që i kishin rezistuar goditjes fillestare ?nuk ka qenë e madhe? për shkak të urisë, dehidratimit dhe sulmeve nga kafshët e egra.

Një raport i përkohshëm, i bazuar në punën e 10 shkencëtarëve nga pesë institucione, të porositur nga Fondi Botëror i Natyrës (WWF), sugjeron se pasojat nga këto zjarre janë shumë më të mëdha sesa një vlerësim i mëparshëm, që fliste për prekjen e 1 miliard kafshëve. Në studim, kontribuan shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit, Universiteti i New South Wells, Universiteti i Newcastle, Universiteti Charles Sturt dhe Birdlife Australia. Dermot O?Gorman, shefi ekzekutiv i WWF për Australianë tha se ?kjo është një fatkeqësive më të mëdha të botës së egër në historinë moderne?. Chris Dickman, profesor në Universitetin e Sidneit dhe anëtar i Akademisë Australiane të Shkencave që mbikëqyri projektin, tha se përfundimet e tij, I kishin shokuar edhe vetë studiuesit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Australi#TopChannel

Recommended