20 viktima nga zjarret ne Australi

  • 4 years ago
Ka shkuar në 20 numri i viktimave si pasoje e zjarreve të fuqishëm që kanë përfshirë Australinë. Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në tre shtete në jug të vendit, si pasoje e flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi te favorizuara edhe nga era e forta.
Situata e rëndë ka detyruar qeverinë të angazhojë tre mijë rezervistë për të përballuar krizën.
Qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët dhe të shpëtojnë personat e izoluar.
Moti nuk është në favor të australianëve, pasi temperaturat në fundjavë parashikohet të shkojnë 46 gradë celsius. Kjo pritet të vështirësojë edhe me shumë punën e ekipeve të emergjencës, pavarësisht se qeveria ka rritur numrin e trupave në terren, avionëve dhe anijeve të angazhuara në operacione.
Zjarret në Australi nisën me 20 dhjetor dhe tashmë kanë përfshirë mijëra kilometra katrorë.

Recommended