Ora News - Shqipëria nuk preket nga cikloni “Zorbas”, veriu i vendit i rrezikuar nga zjarret

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria nuk rrezikon të preket nga cikloni ?Zorbas? që pritet të godasë jugun e Greqisë dhe Turqinë ditët në vijim.

Në një intervistë për Ora News, meterologu Metodi Marku sqaron se në këto shtete cikloni mund të shkaktoje edhe përmbytje, ndërsa në Shqipëri do të reflektohet vetëm me reshje lokale në zonën juglindore.
Marku: Pritet të sjellë shqetësime për Greqinë e jugut dhe Turqinë për arsye të shpejtësive të larta të erës që ajo do të gjenerojë gjatë udhëtimit të saj nëpër këto dy vende. Shpejtësia e erës mund të kalojë për momente të shkurta edhe 150 km/h dhe sasitë e reshjeve sidomos në Peleponez, pra në jug të Greqisë mund të arrijnë dhe mbi 200 mm, që do të thotë se ata pritet të kenë shqetësime nga përmbytjet qoftë edhe të lokalizuara. Për Shqipërinë, në luglindje, në qarkun e Korçës mund të ketë reshje por të dobëta dhe lokalisht mesatare.
Por ndërsa jugu do të përballet me reshje shiu, disa qarqe të vendit rrezikojnë nga zjarret. Më i lartë rreziku paraqitet në Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Fier.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-nuk-preket-nga-cikloni-zorbas-veriu-i-vendit-i-rrezikuar-nga-zjarret

Recommended