Report TV -Dosja 184 në Prokurorinë e Dibrës, PD: Veprim për ta varrosur
  • 5 years ago
Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehur mos kompetencën për dosjen 184 dhe rrjedhimisht kjo dosje kaloi që në muaj korrik për hetim në Prokurorinë e Dibrës, ka ardhur një reagim nga radhët e PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi me anë të një deklarate për mediat ka thënë se kalimi i dosjes nr.184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

Sipas pretendimeve të Bardhit, kështu merret në mbrojtje krimi i zgjedhjeve në Dibër si dhe provohet se kryeministri Rama për sa kohë është në qeveri nuk do të ketë zgjedhje. Kështu sipas PD dosja është duke u varrosur në Dibër larg vëmendjes publike. Bardhi shton se Rama nuk ka për ta shpëtuar nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve.
Recommended