PD tenton të futet në KZAZ në e Dibrës, qëllon efektivët, policia gaz lotsjellës

  • 5 years ago
Militantët e Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme sulmuan policinë duke tentuar që të futen në KZAZ-në nr. 19 në qytetin e Dibrës, që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme "Nazmi Rushiti". Tensioni dhe përplasja zgjatën disa minuta, pasi protestuesit demokratë sulmuan efektivët duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Policia akuzoi se u sulmua nga 300 persona, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve që të distancohen, pasi po rrezikonin jetën e punonjësve. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj akuzoi direkt opozitën për sulmin. "Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën ?Nazmi Rushiti? dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!" shkruan ai.

Nga përplasja dhe gati lotsjellës, 15 protestues dhe 6 policë morën ndihmë në spital.Shqiptarja.com kontaktoi me sekretarin e KZAZ-së nr. 19 në Dibër, Jeton Borishi pas incidenteve dhe përplasjeve mes militantëve të PD-së me policinë. Ai tha se 'Sapo kam ardhur, pasi isha në një trajnim në Tiranë dhe tani po kaloj këtu. Po shikoj që nuk janë futur brenda protestuesit" deklaroi ai. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u sulmua KZAZ-ja në Bushat të Vaut të Dejës.

Recommended