Arrestimi i vëllait të shefit të Rrugores së Dibrës për drogë, PD: Provë e qartë për SPAK-un
  • 4 years ago
TIRANE-Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të Pajtim Agës për trafik droge, që është vëllai i Robert Agës, shef i qarkullimit në Dibër, që doli edhe në përgjimet e BILD-it, ndërsa sot është shkarkuar nga posti pas ngjarjes. Alibeaj akuzoi se i arrestuari është recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Edi Rama.

"Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si ?ushtari i bindur? i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.
Recommended