Ora News - Portalet, Çipa dhe Erebara: Nuk do të ndodhë asgjë nëse s'regjistrohen
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për gazetarët Aleksandër Çipa dhe Gjergj Erebara nuk do të ndodhë asgjë me 44 portalet nëse brenda 72 orëve ato nuk do të regjistrohen.

Dy gazetarët thanë se nuk ka një draft konkret për këtë ide të kryeministrit Rama dhe përsa kohë nuk ka një draft, nuk mund të flitet për regjistrim në qendrat e biznesit.

Erebara: Nuk është një ligj nga Rama është një deklaratë në twitter dhe deklaratat në twitter nuk klasifikohen si ligj. Ajo që diskutojmë sot është një veprim i paligjshëm i AKEP, i cili është një institucion që zyrtarisht është i pavarur nga politika, dhe praktikisht është bërë zyra e censurës së PS.

Ky është një vendim që tregon mungesë respekti për shtetin ligjor, nga ana e kryesisë së AKEP-it dhe bie ndesh me parimet e sundimit të ligjit dhe përbën një shkelje të rëndë të kushtetutës.

Ajo që na prek më shumë është lehtësia që AKEP i jep vetes që të mbledhë një listë me portale që si element të përbashkët kanë informacionin politik dhe që nuk i pëlqejnë qeverisë. Vetë fjala portal është një shpifje e kryeministrit sepse shumica e atyre që janë në listën e kryeministrit nuk janë portale. Shumica janë adresa personale, nuk krijojnë aktivitetet dhe nuk kanë arsye pse të regjistrohen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/portalet-cipa-dhe-erebara-nuk-do-te-ndodhe-asgje-nese-sregjistrohen
Recommended