Ora News - Mposht Partizanin dhe merr kreun, Shehi: Asgjë nuk ka përfunduar!
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skënderbeu ka marrë kreun e Superligës, pasi mposhti me rezultatin e pastër 0-2 Partizanin në transfertë. Një fitore që gëzon teknikun e korçarëve, Orges Shehi, i cili pas takimit u shpreh:

"Ishte një ndeshje e vështirë. E prishja që do të ishte një ndeshje e luftuar fortë, pa shumë raste dhe se do vendosej nga episodet. Nuk dua të krahasoj ekipin tim me kundërshtarët por duhet të them se për disa minuta e kishim ndeshjen nën kontroll, në ekuilibër dhe tentuam ta ndëshkojmë kundërshtarin. Ndoshta vendosi eksperienca e lojtarëve tanë, sepse në të tilla përballje vendos eksperienca. Mendoj se ndryshimet po japin atë që duam, pasi kur i bën dëshirën që loja të ndryshojë. Kjo do të thotë moral më tepër e vazhdimësi. Na pret një garë e vështirë dhe futbolli është shumë i poshtër. Kur ti mendon se ke arritur diçka atëherë nis rrëshkitja. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë rrugë për të bërë."-tha Shehi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mposht-partizanin-dhe-merr-kreun-shehi-asgje-nuk-ka-perfunduar
Recommended