Report TV -Lame merr 'pronat' në dorë! Braçe: Qytetarët të mos paguajnë ryshfet për asgjë

  • 5 years ago
Problemin e trashëguar me pronat që vendi unë ka, qeveria mendon ta zgjidhë përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni më i ri që bashkon në një zyrat e hipotekave me ato të aluiznit. Teksa prezantoi Artan Lamen, si drejtorin e kësaj super agjencie, zëvendës kryeministri Erjon Brace renditi se çfarë pret qeveria nga ky institucion.

Teksa ju kërkoi bashkive të ndihmojnë qytetarët për dokumentimin e tokës bujqësore, numri dy i qeverisë ju bëri një apel qytetarëve.

"OSHEE duhet të kthejë përgjigje. Institucionet e tjera duhet te kthejnë përgjigje. Përmes agjencisë së re qe krijohet duhet të përmbushen objektivat e vendosur. Krijimi i agjencisë së madhe ishte me qëllim të forcohej bashkëpunimi mes dy të parave. Kërkon shërbim, merrni shërbim. Mos paguani asgjë. Do ta luftojmë korrupsionin. Modernizimi i shërbimit do bëjë të mundur jo vetëm dhënien e shërbimit por edhe shmangien e korrupsionit", tha Brace.

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës bëri me dije tre drejtimet e kësaj reforme.

?Kadastra do marrë përsipër disa shërbime. Barra është e jashtëzakonshme po kjo është rruga e vetme për të zgjidhur problemet e tre dekadave për pronat. Reforma do jetë në drejtime

-hartografi

-shërbime

-meritokraci

Vetëm bashke mund ta ndërmarrim këtë reformë dhe vetëm bashkë do t?ia dalim?, tha Lame.

Recommended