Ora News – Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë me faturën e ujit edhe taksën e banesës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve

Faturat e janarit të Ujsjellësit do të vijnë së bashku me taksën e banesës në bazë të metodologjisë së re. Agron Haxhimali kreu i vendorëve shprehet se tashmë problem mbetet mbledhja e të dhënave për të cilat bashkitë duhet të angazhohen me grupe të vetat.

Nga ky muaj qytetarët shqiptarë do të paguajnë në faturat e ujit taksën e banesës, e cila është 0.05% e vlerës së ndërtesës, llogaritur mbi çmimin e referencës.

Kreu i shoqatës së bashkive deklaron se përsëri ngërçi qëndron në mbledhjen e të dhënave për pasuritë. Haxhimali i kërkon bashkive që të ngrenë grupe të posaçme për mbledhjen e tyre.

Haxhimali: Ka një vullnet bashkëpunimi jashtëzakonisht të dobët. Thembra e Akilit, ajo që quhet kadastra fiskale e premtuart nga qeveria për tu bërë brenda 2018, ka dështuar. Përsa kohë nuk kemi kadastrë fiskale me të drejtë ju thoni a do jenë në gjendje bashkitë ti mbledhin.

Ligji për mënyrën e re të përllogaritjes së takës për banesat ka hyrë në fuqi që në 1 prill. Por Haxhimali thotë se qytetarët nuk kanë asnjë detyrim ta paguajnë atë pasi nuk janë njoftuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-ky-muaj-qytetaret-do-te-paguajne-me-faturen-e-ujit-edhe-taksen-e-baneses

Recommended