Protesta ne Kukes, tregtaret nuk pranojne te paguajne taksen doganore (15 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Situatë e tensionuar sot në qytetin e Kukësit nga konfrontimi i policisë dhe një grupi tregtarësh të cilët kundërshtojnë pagimin e taksave doganore në pikën e Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Nga përplasja e policisë me protestuesit ka patur të shtëna me armë, djegie dhe shkatërrim të dy makinave të policisë dhe mbi 10 të arrestuar, por asnjë viktimë.
Operacioni i afro 100 trupave speciale të policisë në Kukës drejtohet nga numri 1 i policisë Veli Myftari dhe drejtori i Policisë Xhavit Shala. Konfrontimi mes policisë dhe protestuesve ka nisur në orën 10 kur policia zhbllokoi luftën nacionale në fshatin Proberg, 10 kilometra larg qytetit të Kukësit. Gjithsesi lëvizja e mallrave dhe e njerëzve në këtë segment rruge nacionale ishte bllokuar dje.
Grupi i njerëzve prej këtu, pasi dogji një makinë të policisë është shpërndarë në kodrat përreth, ndërsa një pjesë shkoi në qytet. Në orën 10:30 rreth 100 persona u grumbulluan dhe protestuan para komisariatit të policisë duke shtënë më armë zjarri, thyer xhama dhe shkatërruar një makinë tjetër policie. Ndërkohë burime në qytet thanë se turma zhveshi dhe disa policë.
Sipas burimeve zyrtare policia ndërhyri duke ndaluar disa persona. Asnjë qytetar nuk ka kërkuar deri tani ndihmë shëndetësore në spitalin e qytetit. Kjo situatë në Kukës ka zgjatur deri rreth orës 11:00. Ndërsa rreth orës 14:00 janë liruar dhe 5 automjete të policisë të penguara nga protestuesit. Situata është vendosur plotsisht nën kontroll./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended