Burg pa afat per prishesit e rendit ne Kukes (19 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Burg pa afat. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Peshkopisë për masat e arrestit ndaj 13 të ndaluarve për ngjarjet e Kukësit. Bllokim të rrugës nacioanale, armëmbajtje pa leje, prishje të rendit dhe qetësisë ishin akuzat që prokurori i rrethit të Kukësit ka drejtuar drejt 13 të arrestuarve. Nuk ka nguruar më pas dhe gjyqtari dibran që ka vendosur burgosjen e këtyre të 13 personave deri në nisjen e procesit gjyqësor për ta.
Mbrëmë në Kukës janë ndaluar një ish oficer policie dhe një ish oficer i SHIK të akuzuar dhe këta për sulme ndaj komisariatit të Kukësit. Në kërkim nga policia janë shpallur dhe disa persona të tjerë. Ndërkohë që në Kukës është rikthyer qetësia dhe normaliteti, sot në Ministrinë e Rendit ministri Poçi ka mbledhur në një analizë zyrtarë të lartë të policisë që u angazhuan për çeshtjen e Kukësit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended