Hidhet ne ere Ujesjellesi Kukes (17 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Tritol në tubacionin e ujësjellësit që furnizon qytetin e Kukësit. Sot Kukësi është gdhirë pa ujë pasi një sasi lëndësh plasëse tritol ka shpërthyer gjatë natës në pjesën e tubacionit pranë fshatit Kolosian. Pas qetësisë së vendosur në këtë qytet, dhe në zonën përreth, shpërthimi i orëve të fundit duket se ka tronditur dhe njëherë sigurinë në qytetin verior ku para dy ditësh një protestë e tregtarëve të zonës përfundoi deri në përplasje të policisë dhe sulm ndaj komisariatëve të qytetit.
Sipas drejtorit të Policisë Kriminale Xhavit Shala, hedhja në erë e tubacionit mund të ketë lidhje me trazirat e dy ditëve më parë ndërkohë që po punohet për të kapur personat që kanë vendosur tritolin. Menjëherë ka filluar përpjekja për të riparuar tubacionin dhe për të normalizuar furnizimin me ujë të zonës së Kukësit.
Ndërkohë forcat e policisë në Kukës mbrëmë pas mesnatës kanë arrestuar dhe 6 persona të tjerë pjesëmarrës në bllokimin e rrugës dhe në sulmin ndaj policisë së Kukësit. Përveç mungesës së ujit, gjendja brenda në Kukës vazhdon të jetë e qetë dhe në patrullimin e forcave të policisë. Normalitet ka dhe në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Deri në orët e drekës nga kalimi në këtë pikë janë zhdoganuar mallra duke arkëtuar një sasi prej 9 milionë lekë të vjetra si dhe taksë doganore. Shpërthimi në tubacionin e ujësjellësit duket se ka treguar se situata në rrethin e Kukësit kërkon ende kohë për të arritur në nivelin e normalitetit që deklarojnë aktualisht drejtuesit e policisë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended