Report Tv-Stuhi dhe erë e fortë në Kukës, furtuna lë pa energjike elektrika disa fshatra

  • 6 years ago
Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita. Nga raportimet e deritanshme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

Ndërkohe erërat e forta ka nxjerrë në rrugët e qytetit mbeturinat urbane të ndodhura në kazane, duke sjellë ndotje të hapsirave publike.Qyteti i Kukësit i ngjante një shkretëtire pas pluhurit të ngritur nga stuhia e fortë mbuloi të gjithë qytetin. Vendgrumbullimi i mbeturinave inerte në afërsi të varrezave është përfshirë nga flakët. Në vendgrumbullim depozitohen edhe mbeturina urbane nga qytetarët e papërgjeshshëm të cilët në mesditën e së hënës i kanë vënë edhe flakën. Si rrjedhojë e stuhisë mbeturinat e djegura janë përhapur në afërsi të varrezave duke dëpërtuar edhe në oborrin e magazinave të OSHEE-së. Në shurajen e flakëve të zjarrit u angazhuan forcat e ushtrisë, të shërbimeve publike dhe të zjarrëfikësve. Ata për disa orë kanë luftuar me flaket dhe erërat e forta që pengonin shuarjen. Nga stuhia e fortë janë dëmtuar edhe rrethimi i varrezave ndërsa mbeturiant kanë pushtuar ambientin për rreth.

Recommended