Report TV - Rikthehen reshjet e dëborës, vijojnë të bllokuar disa fshatra në Kukës dhe Tropojë
  • 5 years ago
Në pjesën më të madhe të vendit mbizotëron një mot i mirë, por në veri ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Sipas drejtorisë së Emergjencave Civile në Kukës mbi lartësinë 750-800 m ka pasur reshje dëbore, e cila ka arritur në 10-20 cm. Si pasojë e kësaj situate ka pasur rënie të gurëve, rrëshqitje të dherave si në Rrugën e Kombit ashtu dhe në akset e tjera rrugore nacionale.

Ndërkohë që e bllokuar është njësia administrative Arrën. Janë të bllokuara edhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të Njësisë Administrative Kalis, Bushtricë e Grykë-Çaj. Në Tropojë, po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin Njësinë Administrative Lekbibaj me fshatrat saj. Probleme ka edhe në fshatrat e thellë të Shkodrës.
Recommended