Report Tv-Reshjet e dëborës në vend/ Dibra qarku më problematik
  • 5 years ago
Reshjet e dëborës vijojnë intensivisht në Dibër ndërsa në Kukës, Shkodër e Lezhë janë ndalur momentalisht ndonëse rezulton se temperaturat vijojnë të ulëta dhe se ka prani të ngricave dhe akujve.

30% e njësive administrative në Dibër janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara .Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor.

Në Qarkun Shkodër reshjet e dëborës kanë sjellë izolimin e zonës së Dukagjinit e mbylljen e shkollave në Pukë, Fushë Arrëz e Malësi të Madhe. Në Korcë i bllokuar raportohet vetëm fshati Dardhë, ndërsa në segmentet rurale qarkullimi rrugor është i detyrueshëm të kryhet me zinxhirë. Momentalisht fshatrat Vithkuq, Lekas, disa fshatra të Moglicës e zona e Mirasit dhe Dardhës nuk janë të furnizuar me energji elektrike, ndërsa sa i takon procesit mësimor në Korcë, Pogradec dhe Devoll nuk do të zhvillohet. Ndërkohë, në fshatrat e Tepelenës mësimi do të rifillojë normalisht.

Situata në Qarkun Lezhë ka filluar të përmisohet por temperaturat vijojnë të jenë të ulëta. Të bllokuara në këtë qark janë Qafa e Kashnjetit dhe rruga Gallatë-Vinjollë. Në Bashkinë Mirditë mësimi nuk zhvillohet në asnjë shkollë. Ndërsa në Kukës gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile, për të hapur rrugët drejt fshatrave të bllokuara.

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, pasi për të po punojnë 10 borëpastruese e 2 fadroma.

Ora 17:00
Kukës, i bllokuar nga bora në fshatin Tërshenë, helikopteri çon në Tiranë 50-vjeçarin e sëmurë
50-vjeçari i sëmurë në fshatin Tërshenë të Kukësit, Bilbil Rexhmati është dërguar në Tiranë me helikopter. Fillimisht në ndihmë të të sëmurit u dërgua një ambulancë por ajo nuk mund të ndërhynte pasi dëbora në zonë arrin në 1.20 cm. Për më shumë detaje
Recommended