Report TV - Reshjet e dëborës në Kukës
  • 5 years ago
Reshjet e borës në Kukës kanë pushuar dhe gjatë natës nuk ka patur situatë të rënduar. Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile të Bashkisë Kukës për të hapur rrugët drejt fshatrave të bllokuara, ndërsa një pjesë e tyre janë hapur gjatë 24 orëve të fundit. Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar mbi 1 metër, kurse në qytet deri në 70 cm. Në këta zona nuk raportohet per emergjenca shendetësore. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në Kukës raportohet se nuk ka probleme, ndërsa shkollat janë të mbyllura, përveç 5 shkollave 9-vjeçare dhe shkollës së mesme të përgjithshme të qytetit Kukës, ku mësimi vijon normalisht. Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, pasi për të po punojnë 10 borëpastruese e 2 fadroma. Edhe rruga Kukës-Ura e Zapodit e Kukës-Krumë është e kalueshme pa zinxhirë.
Recommended