Vijojnë reshjet e dëborës në Dibër, ngricat sjellin vështirësi në akset rrugore
  • 5 years ago
Për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar kryesisht në zonat malore në veri dhe verilindje të Shqipërisë, ku situata paraqitet më problematike kryesisht në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit.

Mësohet se situata është vështirësuar kryesisht në zonat ruralë të këtyre rretheve duke krijuart probleme në qarkullim në disa akse rrugore. Që prej ditës së djeshme ka patur reshje intensive dëbore në këto zona. Probleme janë konstatuar edhe në qarkun e Dibrës , ku temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme deri në -10 gradë celsius duke shkaktuar probleme dhe vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave në rrugë.
Recommended