115 familje të bllokuara në Dibër, trashësia e dëborës arrin 2 m, mungon edhe energjia

  • 5 years ago
Rreth 115 familje në Ternovë të Madhe dhe Terrnovë të Vogël në Qarkun e Dibrës që prej 10 ditësh janë të bllokuara. Mësohet se në këtë fshat trashësia e dëborës arrin deri në 2 m, duke sjellë izolimin e banorëve, ndërsa mungon edhe energjia elektrike. Po ashtu bëhet e ditur se në fshatin Ostren ka pasur raste të urgjencave shëndetësore, ndërkohë që në zonë mungojnë mjekët. Temperaturat gjatë natës në Qarkun e Dibrës kanë shënuar -12 gradë, kjo e regjistruar në Bulqizë, ndërsa trashësia e dëborës në qytetet Peshkopi dhe Bulqizë i kalon 70 cm. Mes të tjerash bëhet e ditur se aksi nacional Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë.

Recommended