Reshjet e dëborës në Dibër, arrin trashësia deri në 30 cm në Peshkopi

  • 5 years ago
Qe prej mesdites kane nisur reshjet e dëborës ne Dibër. Burimet për Report TV treguan se aktualisht reshjet janë me intensitet të ulët, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të rritet sasia e reshjeve.

Aktualisht reshjet jane me intensitet te ulet në Peshkopi. Ndersa në njesinë administrative Lure, trashesia e borës ka arritur 25 centimetra.

Po ashtu bëhet e ditur se njësia Kala e Dodës ka probleme që janë shfaqur si rezultat i reshjeve te debores, ku trashësia e borës ketu arrin deri ne 30 centimetra.

Recommended