Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, këto janë akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve
  • 5 years ago
Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës. Mëngjesin e sotëm zonat malore janë zgjuar me reshje dëbore, gjë që ka sjellë probleme në qarkullim në zona të ndryshme të vendit.

Report Tv mëson se Mali i Krujës, Qarku i Dibrës, Lura, Kalaja e Dodës, Selishta , Zall Dardha si dhe Trebishti janë zonat të cilat kanë shfaqur probleme me qarkullimin rrugor pasi rrugët janë bllokuar nga reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës. Në zonën e Korçës qarkullimi rrugor nuk ka pasur probleme, ndërkohë që rrugët kamë kalueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur në 10cm ka arritur dardha, në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit nga 5 deri në 6 cm.

Në verilindje prej të hënës në mbrëmje moti ka qenë i paqëndrushëm. Ka patur reshje shiu në zonat e ulëta dhe bore deri në lartësinë mbi 700 m. Si rezultat i kësaj situate klimaterike ka patur rënie gurësh në disa segmente rrugore. Rrugët janë të qarkullueshme dhe nuk raportohet për probleme. Ndryshimi i motit vjen pas një moti të ngrohtë që mbizotëroi në verilindje prej disa ditësh të cilat ndikuan në shkrirjen e masës më të madhe të borës që kishte rënë më herët. Shkrirja e borës ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës që aktualisht është në kuotën e 269 metra.

Ndërkohë ARRSH njofton se po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në rrugët të përfshira nga dëbora. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
Recommended