Ora News - Digjen dy shtëpi në Krujë dhe Kukës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Dy banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Kukësit dhe të Krujës. Nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi të zotët nuk kanë qenë në shtëpi, por kanë humbur gjithë sendet materiale të banesës. Në Krujë pronari i shtëpisë denoncon faktin se zjarrfikësja erdhi 2 orë me vonesë.

Një shtëpi është djegur në Larushk të Krujës. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha material. Banesa e djegur në fshatin Larushk në pronësi të shtetasit Lulëzim Milla, i cili tha për Ora News se zjarri kishte përfshirë shtëpinë prej dy orësh, ndërsa policia e zjarrfikësja dhe policia erdhën me vonesë.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në një apartament 5 katësh në lagjen nr.5 në Kukës. Zjarri ka përfshirë të gjithë banesën, por nuk ka të lënduar.

Dyshohet për një shpërthim të bombolës se gazit, por policia po bën hetimet e duhura për të përcaktuar shkakun e saktë.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/digjet-banesa-ne-kruj

Recommended