Ora News - Tronditëse/ Vajza kosovare abuzohet seksualisht në Kukës, arrestohen dy vëllezër
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një tjetër histori abuzimi seksual ka tronditur vendin.

Dy vëllezër në Kukës, janë arrestuar pasi kanë abuzuar një 20 vjecare nga Kosova me probleme të shëndetit mendore e fizik!

Në pranga kanë rënë Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në fshatin Lojme, Kukës.

"Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj." - njoftoi sot Policia e Kukesit.

Vajza ishte zhdukur te premten - 20 vjeçarja rezulton banore e një fshati të Klinës dhe ishte zhdukur që të premten e 19 qershorit nga banesa

Mbetet ende e paqartë si ka mbërritur në Kukës, ku është abuzuar dhe është gjetur nga policia.

Babai i saj ka thënë për mediat kosovare se vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa thekson se një tjetër person i dyshuar për abuzimin është në kërkim, ndryshe nga Policia e Kukësit që flet për dy të arrestuarit

?Gjendja e saj nuk është e mirë. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Autori kryesor kryesori është në kërkim?, është shprehur ai.

20 vjecarja ndërkohë është kthyer në Kosovë nga policia e Kukësit dhe po merr trajtim mjekësor.

Ky është rasti i trete i abuzimeve seksuale të zbuluara vetëm në harkun e një muaji.

Në Tiranë, një 15 vjecare ishte abuzuar nga roja i shkollës dhe disa të rinj, të cilët tashmë janë në pranga.

Ndërsa në Berat, një 48 vjecar u arrestua për ngacmim seksual të një vajze vetëm 5 vjece.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kukes-dy-persona-abuzojne-seksualisht-me-nje-20-vjecare-me-paaftesi-mendore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended