'Pa gjurmë'/ Historia tronditëse, 17-vjeçarja nga Berati abuzohet seksualisht nga burri i hallës
  • 6 years ago
Historia e saj është një histori e njërës prej atyre. Ajo nuk është Xhisiela por ka pothuajse të njëjtin fat me të. Adoleshentja me inicialet R.K vendos të bëjë publike historinë e përdhunimit nga burri i halles, kësaj here jo nga xhelozia, por nga frika e dhunuesit dhe se ndjehet ende e kërcënuar.

Nisur nga rasti i ngjashëm, adoleshentja që sot është 17 vjeçe vendos ta bëjë publike historinë e saj në emisionin ??Pa gjurmë?? në Report TV. Ishte mëngjes atë ditë, kur asokohe 14 vjeçe, vajza me inicialet R. K ishte ende në gjumë. Fund korriku i vitit 2015 do të ishte fillimi i një ankthi të gjatë për adoleshenten nga Berati.



Kur burri i hallës, Resmi Turhani i kërkoi nënës së saj se ku ishte vajza, ajo e gënjeu duke i thënë se ishte babai i adoleshentes që e kishte çuar ta merrte.

14-vjeçarja e përlotur tregon sesi nisi kalvari i asaj dite, kur Resmiu e çoi në pyll larg banesave, matanë Urës Vajgurore në drejtim të një fshati.

Nuk do ta mendonte kurrë, se ku kishte ndërmend ta degdiste Resmiu, pavarësisht këmbënguljes së saj që ai t?a zbriste nga makina. Ai i mbylli të katërta dyert dhe aty ndodhi gjithçka. Vajza u përdhunua.

Edhe pse tentoi t?i largohej egërsimit të përdhunuesit e mitura nuk arriti dot t?i shpëtonte agresorit, pasi vendi që banorët e quajnë Veterik tek pishat ku dhe ndodhi ngjarja, ishte shumë larg banesave të fshatit. Ajo do të mbërrinte në shtëpi pasditen e vonë, vetëm pasi dhunuesi e kishte lëne dhe ishte larguar, ndërsa gjithçka kishte ndodhur me të do t?ia tregonte në fillim nënës së saj.

Pas asaj dite në detajet që 17-vjeçarja jep sot në rrëfimin që bën thotë, se Resmiu ka tentuar edhe herë të tjera të kryejë të njëjtin veprim, madje edhe duke e kërcënuar, por kanë qenë prindërit që bashkë me të kanë deklaruar gjithçka në polici. Ajo e mbyll këtë rrëfim me ndjenjën e frikës dhe ankthit të vazhdueshëm që e përndjek që prej asaj dite.

Ngjarja ka ndodhur më datë 27-07-2015, ku në shtëpinë time në mëngjes rreth orës 08:00, erdhi Resmi Turhani dhe pyeti mamin tim se ku e ke vajzën dhe mami i tha që isha në gjumë. Ai filloi duke i thënë mamit tim ik dhe shko tek dhoma e vajzës, zgjoje nga gjumi mos të shkoj vetë e ta marrë. Mami i tha ik dhe merri leje Luanit, për xhaxhin tim dhe ai i tha mamit që ishte ai që më dërgoi dhe më tha ik merr dhe çoje tek shtëpia jote të ndihmoj vajzën tënde, por Resmiu e gënjeu mamin tim për të më marrë mua.
Recommended