Ora News – Faleminderit Kukës! Biznesmenët kosovarë rindërtojnë çerdhen 3 të qytetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në shenjë falënderimi për pritjen e pothuajse 20 vjetëve më parë, gjatë krizës së Kosovës, biznesmenë të këtij vendi kanë investuar për rindërtimin e çerdhes 3 të qytetit. Projekti është koordinuar nga bashkia e Kukësit dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë dhe pritet të përfundojë brenda muajit shtator.
Pothuajse 20 vjet nga kriza e madhe e vitit 1999, biznesmenë kosovarë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për t?i thënë faleminderit Kukësit për pritjen e ngrohtë asaj kohe. Ata po rindërtojnë çerdhen e lagjes nr. 3 të qytetit, një projekt me koordinimin e Bashkisë Kukës dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.
Gjatë inspektimit të punimeve, ambasadori Minxhozi dhe investitorët u njohën me ecurinë e projektit.
Qemal Minxhozi: Mendojmë që do bëhet një punë shumë e mirë dhe themi për 2-3 javë, kopshti do jetë gati.
Ahmet Kuçi: Neve na ka pëlqyer në rend të parë titulli ku thuhet: ?Një falenderim Kukësit.? Dhe ne si biznesmenë dhe popull i Kosovës se ishte me të vërtetë Kukësi që na hapi dyert gjatë luftës. Kështu që ne jemi borxh shumë këtij vendi.
Sefer Susuri: I falenderohem së pari edhe Bashkisë Kukësit, por edhe popullit që i hapi dyert në vitin 1999 për popullin kosovar. Në shenjë falenderimi sadopak për atë ndihmë që kanë bërë populli i Kukësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/faleminderit-kukes-biznesmenet-kosovare-rindertojne-cerdhen-3-te-qytetit/

Recommended