Arrestohen dy kosovarë në Kukës, trafikonin dokumente false - (23 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Dy kosovarë arrestohen në Kukës nga policia shqiptare, me dokumente dhe vula false, të institucioneve shqiptare. Në postbllokun e policisë në Fushë Dukagjin, uniformat blu pas një kontrolli formal, u kanë vënë prangat 20 vjeçarëve Abdullah Bajrami dhe Medi Koçi, banorë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Atyre u janë gjetur dy vula false të drejtorisë rajonale të transporteve në Tiranë, dhjetë patenta boshe shqiptare, pesë patenta ndërkombëtare boshe dhe një patentë ndërkombëtare e plotësuar në emër të një shtetasi kosovarë. Ndalimi i dy kosovarëve, ndërsa po linin kufirin shqiptar me këto dokumente shënon dhe herën e parë të një trafiku të tillë.

Po në Kukës dje janë arrestuar dhe dy grabitësit e autobusit Tiranë-Prishtinë, grabitje e ndodhur më 12 Tetor. Sokol Çoti dhe Sinan Thika do të duhen të përgjigjen për grabitjen me armë ndërkohë, që po kërkohet dhe grabitësi i tretë, Jetmir Thika, në shtëpinë e të cilëve u kapën edhe armët e krimit, një mitraloz, një automatik dhe një armë gjahu me municione të shumta./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended