Ora News - Kukës, 4 të arrestuar për drogë, armatim dhe municion luftarak
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Katër persona u arrestuan në Kukës, pasi vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në vijim të operacionit "Kopshti i Skacajve" u arrestuan shtetasit A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

"Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur ?Qafë-Shllak? dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip "Benz" dhe "Opel", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kukes-4-te-arrestuar-droge-armatim-dhe-municion-luftarak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended