Ora News - Një çezmë për 150 shtëpi, fshati Bardhoc në Kukës e siguron ujin si në mesjetë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Fshati Bardhoc Qendër në Kukës e siguron ujin si në mesjetë. Ata mbushin enët në një burim natyror dhe më pas i transportojnë me çfarë të munden në shtëpi. Mungesa e ujit dhe investimeve të tjera ka bërë që shumë familje ta braktisin zonën.

Kjo çezmë është e vetmja që rrjedh ujë të pijshëm në Bardhoc Qendër të Kukësit.

Është shpëtim për rreth 150 familje që prej 3 dekadash kanë probleme me furnizimin me ujë.

Rrjeti Ujësjellës në fshat është amortizuar tërësisht, ndaj banorët janë të detyruar të mbushin ujë në burimet natyrore të zonës dhe ta mbajnë atë në çfarë të munden për në shtëpi.

Pamje mesjetare në kohët post moderne.

Por për këta banorë është një ritual që detyrohen ta bëjnë disa herë në ditë.

Mungesa e ujit dhe investimeve të tjera, ka bërë që ndër vite zona të braktiset.

Banorët thonë se kanë qenë të detyruar.

Por në njësinë administrative, thonë se vuajtjet e këtyre banorëve do të marrin fund. Bashkia Kukës po harton projektin për Ujësjellësin e ri.

Por deri kur projekti në letër të bëhet i zbatueshëm, banorët e Bardhocit do të vijojnë ta sigurojnë ujin e pijshëm vetëm në këtë çezmë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nje-cezme-150-shtepi-fshati-bardhoc-ne-kukes-e-siguron-ujin-si-ne-mesjete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended