Ora News - Inputet bujqësore, tregtarët e shumicës ankohen se po paguajnë TVSH

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Heqja e TVSH-së për farërat, fidanet dhe plehërat kimikë ishte një ndër ndryshimet e taksave që hyri në fuqi që prej 1 janarit.

Por me dhjetra tregtarë të shumicës po hasin me një tjetër realitet në dogana.

Nga burime mësohet se janë mbi 30 kompani të cilat nuk po arrijnë që të bëjnë zhdoganimin pasi u kërkohet të paguajnë TVSH-në.

Ndërkohë drejtoria e doganave sqaron se ky ngërç është krijuar pasi ende nuk është miratuar VKM-ja, e cila duhet të saktësojë listën me inputet bujqësore që nuk do të trajtohen me TVSH.

Ndërkohë ministria e bujqësisë bën me dije se vendimi është gati dhe do të kalojë së shpejti për miratim në Këshillin e ministrave, ndërsa sqaron se asnjë tregtar që do importojë farëra, fidanë apo plehëra kimike pas 1 janarit nuk do të paguajë TVSH.

Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe parashikohet që të sjellë impakt në rritjen e prodhimeve bujqësore vendase si në sasi ashtu edhe në cilësi. Kjo masë synon të ulë koston e fermerëve për blerjen e farërave,f idaneve, plehrave kimikë dhe pesticideve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/inputet-bujqesore-tregtaret-e-shumices-ankohen-se-po-paguajne-tvsh

Recommended