Taksa e banesave do të paguhet bashkë me faturën e ujit, Haxhimali: Ndikon pozitivisht për UKT

  • 5 years ago
Taksa e banesës nga muaji janar do të paguhet bashkë me faturën e ujit. Kjo taksë do të mblidhet nga ndërmarrja e Ujësjelllës Kanalizimeve, që do të ketë rolin e agjentit të mbledhjes së taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat e banimit, dhe do të përfitojë një komision prej 5% mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesës. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së bashkive, Agron Haxhimali sqaron për Report Tv sqaroi gjithë procedurën dhe theksoi se kjo procedurë nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve.
"Çdo pronë, bazuar në metodologjinë e re taksohet me 0.05% të vlerës së kësaj prone. Pra, le të marrim një rast për të qenë të qarë. Në qoftë se apartamenti i një qytetari në Tiranë kushton 100 000 euro, ky qytetar do ta paguajë taksë për këtë banesë në masën 0.05% të kësaj vlere çfarë do të thotë se do të paguajë 50 euro në vit. Ky 50 eurosh në vit është taksa që i detyrohet qytetarit të paguajë Bashkisë Tiranë apo secilës Bashki. Bashkitë bazuar në metodologji kanë të drejtën e diskrecionit, pra kanë të drejtën ta ulin këtë taksë dhe ta ngrejnë në masën +/- 30%."

Agron Haxhimali, Drejtor i Shoqatës së Bashkive

Recommended