Report TV -Gazetari Genc Kondi sqaron: Ja sa do të paguhet për sigurimin e banesave pas tërmetit

  • 5 years ago
Gazetari i Shqiptarja.com Genc Kondi ka shpjeguar në studion e Report Tv si do të bëhet sigurimi i banesave me 0.1% të vlerës pas vendimit të fundit të qeverisë që erdhi pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në datë 21 shtator. VKM-ja detyron ndërtuesit që bashkë me kontratën e shit-blerjes duhet t?i bashkëngjisë edhe kontratën e sigurimit, që e ka të siguruar për 10 vjet.

"Në Shqipëri është sistemi i sigurimit privat, nuk ka më sigurim shtetëror. Nëse qytetari paguan 0.1 përqind në vit si prim për të siguruar banesën e tyre është e sigurt që nuk mbetet asnjëherë pa shtëpi. VKM nuk ka të bëjë me atë nëse ke dëshirë apo jo të sigurosh banesën kjo detyron ndërtuesit për ndërtimet e reja për edhe për ndërtimet që kanë bërë dhe nuk i kanë shitur.

Recommended