Pas tërmetit, inxhinieri: Mos i traumatizojmë njerëzit, duhet bërë me kujdes klasifikimi i banesave
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Inxhinieri i Ndërtimit, Besnik Dervishi thotë se në këto momente, pas tërmetit, nevojë imediate është klasifikimi i banesave. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Dervishi thotë se njerëzit nuk duhet të traumatizohen duke u thënë që do t'ju shembim banesën. Sipas tij, vendimi për të klasifikuar një banesë të banueshme ose jo është një detyre e vështirë që duhet ta bajnë ekspertët

Besnik Dervishi: Nevojë imediate në këto momente është që të klasifikohen kush është e banueshme dhe kush nuk është e banueshme. Kjo kërkon kompetencë të madhe, kërkon shpejtësi dhe specialistë. Në kuptimin që ka të bëjë me jetën e njeriut. Njerëzit janë të tmerruar.

Ne jemi të lidhur me banesën, sepse vijmë nga një periudhë që kemi vuajtur për banim dhe e kemi pjesë të jetës sonë. Kur i thua tjetrit që kjo banesë nuk do jetë e përdorshme, madje do shkatërrohet, e ke shkatërruar psikologjikisht. Fillimisht mos i traumatizojmë, ti themi që kjo është e pariparueshme. Kjo duhet bërë me specialistë. Nuk desha të them që ata specialistë që janë në terren nuk janë të zotët. Ekspertët e huaj janë, por nuk e dimë me çfarë tagri janë. Që të marrësh dhe gjykosh një ndërtesë është e banueshme apo jo është një detyrë e vështirë.

Në radhë të parë është detyrë e projektuesit. Ai e di si e ka ndërtuar, ai e di ku i dhemb. Duhet parë me dëmtimet që ka. Ai është i pari që duhet të jetë pjesë e kësaj ekspertize. Ne kemi inxhinierë projektues shumë të zotët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pas-termetit-inxhinieri-mos-i-traumatizojme-njerezit-duhet-bere-me-kujdes-klasifikimi-i-banesave

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended