Arben Malaj në Report TV: Duhet bërë kujdes me risqet nga kostot e tërmetit
  • 4 years ago
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, ka qenë ditën e sotme në studion e Report Tv, ku ka folur se si do të përballohet fatura financiare nga tërmeti i 26-nëntorit. Sipas Malajt gjëja më e mirë që ndihmon ekonominë është rikthimi në normalitet i të prekurve nga tërmeti. Sipas tij konsumi normal do të ishte një stimul i fortë për mëkëmbjen e ekonomisë. Ndër të tjera Arben Malaj është shprehur se kostoja më e madhe e këtij tërmeti është ajo afatgjatë që duhet për ndihmat e trajtimit të familjeve të prekura nga tërmeti.

"Kostoja më e madhe do na mbetet neve. Cdo punonjës duhet të ta kuptoje së një pjesë do paguhet nga taksat. Deri në 10% na kanë ndihmuar. Ndihma e menjëhershme është ekspertët. Ndihma monetare, do të jetë në kohë. Kemi kosto imediat ushqim dhe strehim është faza e parë. Ne dimë që vdiqën 51 veta por jo sa të plagosur ka, që është kosto e Shëndetësisë. Kjo është afatgjatë, një i plagosur mund të kurohet për shumë kohë. Nuk dimë sa metër katror janë shkatërruar. Një pjesë kanë qenë edhe me kredi." tha Malaj.
Recommended